Rikthehen kolonat, mbi tri orë pritje në Merdar për të dalë nga Kosova

Menjëherë pas ndërrimit të moteve janë rikthyer kolonat dhe pritjet e gjata në vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë.Siç raporton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (raporti i orës 17:10) në disa nga vendkalimet kufitare me Serbinë ka pritje të gjata në dalje të Kosovës.Kolona dhe pritje më të gjata ka në vendkalimin kufitar në Merdar, ku për të dalë nga Kosova bashkatdhetarët po presin mbi tri orë, transmeton Telegrafi.Edhe në Jarinjë për të dalë nga Kosova po pritet deri në një orë e gjysmë. Ndërsa në Muçibabë deri në një orë, kurse të Dheu i Bardhë 30 minuta.Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me shtetet fqinje nuk ka pritje të gjata në hyrje as në dalje nga vendi ynë.Qytetarët mund të informohen në kohë reale mbi gjendjen në kufi duke klikuar këtu.

  • Related Posts

    Video/Çahet diga e HEC Sasaj në Bunec, dëmtohen 10 biznese e 2 familje! Procedohet administratori i HEC-it 

    Baseni i hidrocentralit të Sasajt në Bunec është çarë duke bërë që 15 mijë metër kub ujë të vërshojnë në fshatin Bunec të Lukovës. Banorët e fshatit bregdetar të Bunecit…

    Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan!

    Kompania e Jared Kushner dhëndrit të presidentit të zgjedhur të SHBA Donald Trump, merr statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një resorti luksoz në ishullin e Sazanit. Vendimi u…

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *