Video/Kandidati për kancelar në Gjermani qëllohet me tortë gjatë fjalimit

Kryetari i Partisë FDP, në Gjermani dhe kandidati kryesor për postin e Kancelarit, Christian Lindner, është përballur me një situatë të jo të mirë gjatë një takimi elektoral. Gjatë fjalimit atij iu hodh një tortë nga një aktiviste e majtë. Ajo e goditi direkt në fytyrë ish-ministrin e Financave.

Kryetari i Partisë së Majtë në Gjermani, konfirmoi për mediat se e reja i përket partisë së tij. Disa anëtarë të organizatës rinore të Majtë demonstruan para ambienteve kundër politikave të FDP-së.

Një zëdhënëse lokale e FDP dhe një dëshmitar okular tha se ishte një pseudo-tortë e bërë nga krem rroje. “Fatkeqësisht nuk ishte krem, vetëm sapun”, tha Lindner.

“Të paktën ata mund ta kishin bërë këtë më mirë, atëherë unë do të kisha përfituar nga kjo”, theksoi Lindner ndërsa fshiu fytyrën me një pecetë.

  • Related Posts

    Trump e nis me shkarkime ditën e parë si President, pushon nga puna mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është në procesin e shkarkimit të mijëra punonjësve të Shtëpisë së Bardhë, të cilët nuk janë në përputhje me vizionin e tij: “Ta bëjmë Amerikën…

    Netanyahu i vendos ultimatum Hamasit: Dorëzoni listën e pengjeve ose armëpushimi merr fund!

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kërcënuar se do të prishë një armëpushim të afërt me Hamasin nëse grupi militant palestinez nuk jep një listë të pengjeve izraelite që do të…

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *