
Partizani ka kaluar në avantazh ndaj Skënderbeut, në sfidën e javës së 20-të në Superiore.
Në minutën e 43-të, ishte Bintsouka që mposhti portierin e korçarëve. Zeka me një gjuajtje të shkëlqyer nga e djathta, gjeti reagimin e shkëlqyer të Aliajt, por nga topi i kthyer përfitoi Bintsouka, i cili me kokë e ndali topin në rrjetë.
1-0 po fiton edhe Teuta ndaj Elbasanit në transfertë. Deri tani vendos një gol i shënuar nga Mario Beshiraj, në debutimin e tij me fanellën durrsake.