Francë, përplasen dy tramvaj në Strasburg, dhjetra të plagosur

Një aksident i rëndë ndodhi të shtunën pasdite në stacionin Gare Centrale në Strasburg, Francë, kur dy tramvaj u përplasën, duke lënë dhjetëra të plagosur.

Sipas raporteve lokale, rreth 30 persona janë plagosur, ndërsa skena kaotike është regjistruar në video që qarkullojnë në rrjetet sociale. Pamjet tregojnë pasagjerë që thyejnë dyert për të nxjerrë të lënduarit nga vagonët, ndërsa tymi mbulon stacionin nëntokësor.

Mediat atje thonë se aksidenti ndodhi kur një nga tramvajët ka ndryshuar kurs, duke goditur tramvajin e dytë që ishte i ndaluar në stacion.

Hetimet janë duke u zhvilluar dhe autoritetet konfirmuan ndërprerjen e trafikut të tramvajit në stacionin kryesor. Tym i dendur ka mbushur stacionin e tunelit nëntokësor, ndërsa dëgjohet shqetësimi i pasagjerëve.

Në videot e publikuara tregohen dëmet e mëdha që kanë pësuar tramvajt, në skajet e përparme dhe të pasme të copëtuara pas përplasjes. Një operacion shpëtimi është në zhvillim, ndërsa hetimet për shkakun e përplasjes janë duke u zhvilluar.

Autoritetet lokale kanë konfirmuar ndërprerjen e trafikut të tramvajit në stacionin kryesor pas incidentit. Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Bas-Rhin ka konfirmuar aksidentin dhe ka angazhuar burime të shumta për ndihmën e viktimave.

Related Posts

Trump e nis me shkarkime ditën e parë si President, pushon nga puna mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është në procesin e shkarkimit të mijëra punonjësve të Shtëpisë së Bardhë, të cilët nuk janë në përputhje me vizionin e tij: “Ta bëjmë Amerikën…

Netanyahu i vendos ultimatum Hamasit: Dorëzoni listën e pengjeve ose armëpushimi merr fund!

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kërcënuar se do të prishë një armëpushim të afërt me Hamasin nëse grupi militant palestinez nuk jep një listë të pengjeve izraelite që do të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *