Zyrtare/ Nga Napoli te Fiorentina, mesfushori dërgohet në huazim

Michael Folorunsho është lojtari më i ri i Fiorentinës. Mesfushori ka vendosur të mbyllë aventurën e tij te Napoli, për të nisur një të re te klubi “Viola”, të paktën deri në fund të sezonit.

26 vjeçari do të jetë pjesë e Fiorentinës në formë huazimi, teksa klubi italian do të ketë të drejtën e blerjes. Që nga viti 2019 që është pjesë e Napolit, Folorunsho është dërguar në huazim çdo sezon.

Si fillim te Bari, e më pas te Reggina, Pordenone dhe Hellas Verona. Teksa tashmë një tjetër huazim e pret te Fiorentina, ku mesfushori italian do të provojë të fitojë fanellën e titullarit.

  • Related Posts

    Kupa e Shqipërisë/ Të martën dhe të mërkurën luhen ndeshjet e fazës 1/8

    Të martën dhe të mërkurën do të luhen ndeshjet e fazës 1/8 të Kupës së Shqipërisë. Kjo fazë ka rezervuar përballje interesante, duke nisur që të martën në orën 13:00…

    Jemi të trishtuar dhe të zhgënjyer” – reagon Ancelotti pas humbjes ndaj Barcelonës

    Barcelona e ka fituar Superkupën e Spanjës ndaj Real Madridit me rezultat 5-2, duke e dominuar takimin nga fillimi deri në fund. Raphinha shënoi dy herë, ndërsa nga një gol…

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *