Zgjedhjet e 11 Majit, KQZ publikon shifrat: Janë regjistruar 10 mijë shqiptarë nga diaspora për 72 orë

Kur kanë kaluar gati 72 orë nga hapja e regjistrimeve për diasporën që të votojnë në zgjedhjet e 11 Majit, KQZ ka publikuar shifrat zyrtare të emigrantëve të cilët janë bërë pjesë e portalit.

Përmes një njoftimi, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve bën me dije se 10 mijë emigrantë shqiptarë janë regjistruar deri më tani në platformë.

KQZ u bën thirrje për regjistrim të gjithë emigrantëve shqiptarë që duan të votojnë nga shteti ku ata ndodhen për zgjedhjet e 11 Majit.

“KQZ Shqipëri nxit të gjithë shtetasit shqiptarë që duan të votojnë nga jashtë të regjistrohen sa më parë për të marrë pjesë në Zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 Maj 2025”, deklaron KQZ.

Regjistrimet për diasporën u hapën më 11 Janar dhe do të mbyllen më 4 Mars.

Zgjedhjet parlamentare mbahen më 11 Maj. Për herë të parë në një proces zgjedhor në Shqipëri do të votojnë edhe shqiptarët jashtë vendit.

Related Posts

Video/Çahet diga e HEC Sasaj në Bunec, dëmtohen 10 biznese e 2 familje! Procedohet administratori i HEC-it 

Baseni i hidrocentralit të Sasajt në Bunec është çarë duke bërë që 15 mijë metër kub ujë të vërshojnë në fshatin Bunec të Lukovës. Banorët e fshatit bregdetar të Bunecit…

Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan!

Kompania e Jared Kushner dhëndrit të presidentit të zgjedhur të SHBA Donald Trump, merr statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një resorti luksoz në ishullin e Sazanit. Vendimi u…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *