Vrasje në Dragoç të Shkodrës, një burrë qëllohet me armë brenda në makinë! U gjet i pajetë nga banorët

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Dragoç të Postribës në Shkodër.

Bëhet me dije se një burrë është gjetur i vrarë me armë zjarri në automjetin e tij.

Sipas informacioneve të para, mësohet se trupi i pajetë u gjet në makinë nga banorët e zonës, ndërkohë që ende nuk janë zbuluar shkaqet dhe autorët e krimit. Dyshohet që viktima u qëllua me armë nga jashtë automjetit.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen, ndërkohë që ende nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me identitetin e viktimës.

Related Posts

Aksident në Maliq, automjeti del nga rruga në kryqëzimin e fshatit Libonik

Një aksident ka ndodhur në Maliq në afërsi të fshatit Libonik, kur drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një kanal pranë aksit nacional Korçë-Maliq. Në…

Megaoperacioni në Pogradec/ Shoqërohen 14 persona, sekuestrohen 100 mijë euro cash

Detaje të reja nga operacioni që po zhvillohet në Pogradec. Mësohet se si pasojë e operacionit të zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, Renea, FNSH, Shqiponjat, dhe Forca e…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *