Vota e diasporës/33 mijë aplikime në një javë, shqiptarët e Italisë dhe Greqisë, më të interesuarit

Dita e sotme shënoi kalimin e një jave nga nisja e aplikimeve për regjistrimin si votues të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, për të marrë pjesë në procesin zgjedhor të 11 majit.

Referuar të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shifra e aplikimeve ka shkuar në 32,910, prej të cilave janë shqyrtuar 18,698 aplikime. Nga këto janë aprovuar vetëm 11,847 të miratuara, pra janë refuzuar 6851 prej tyre.

KQZ i ka refuzuar sepse nuk kanë paraqitur dokumente të rregullta që provojnë adresën në vendin ku kërkojnë t’u shkojë zarfi. Sipas llogarive, të paktën 1 në 3 persona nuk e ka kuptuar si duhet procesin, por të gjithë ata kanë të drejtë të aplikojnë përsëri deri në 4 mars kur mbyllen regjistrimet.

Mbi 590 shqiptarë kanë përdorur një pasaportë apo një kartë identiteti të skaduar, por regjistrimi u është bërë.

Deri më tani interesi më i madh për të votuar nga jashtë është shfaqur nga shqiptarët që jetojnë në Itali, të cilët përbëjnë më shumë se 30% të aplikimeve, ndjekur nga Greqia, Gjermania, SHBA dhe Britania e Madhe.

Po ashtu emigrantët meshkuj dominojnë dukshëm në krahasim me femrat në interesin e shfaqur për të votuar, teksa krahason me 66% dhe 34% respektivisht.

Sakaq, grupmosha më e interesuar për të votuar është ajo nga 26-35 vjeç, e ndjekur nga ajo 36-45 vjeç, ndërsa grupmosha me më pak aplikime është ajo e 18 deri 25-vjeçarëve.

  • Related Posts

    Marrëveshja e armëpushimit Izrael-Hamas, MEPJ: Zbatimi i saj, thelbësor për stabilitetin në rajon

    Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka bërë të ditur se Shqipëria mirëpret marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve në Gaza, ‘duke e njohur atë si një hap…

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *