Vllaznia në borxh, shkodranët i detyrohen 80 mijë euro maltezëve

FIFA ka bllokuar merkaton e Vllaznisë për shkak të detyrimit ndaj Lorik Boshnjakut. Shuma që duhet shlyer është 20-22 mijë euro, por duket se ka edhe një çështje tjetër në klubin shkodran, me shifra që shkojnë në 80 mijë euro.

Vllaznia duket se ka humbur gjyqin me klubin maltez FC Valeta për Eslit Salën. Lojtari iu bashkua Vllaznisë në qershor të 2023-shit nga ekipi maltez, që kërkoi dëmshpërblim dhe më pas e ndoqi çështjen ligjërisht.FIFA u ka dhënë të drejtë maltezëve, kështu që klubi Vllaznia duhet të paguajë për të zhbllokuar merkaton. Kuqeblutë pretendonin se Sala kishte ardhur kur i kishte mbushur 23 vjeç dhe federimi i tij është bërë korrekt.

Çështja ka shkuar në KAS, në Lozanë, por Vllaznia e ka humbur gjyqin edhe aty, ndaj e vetmja rrugë mbetet pagesa, që bashkë me borxhin e Boshnjakut i kalon 100 mijë eurot.

Related Posts

Kupa e Shqipërisë/ Të martën dhe të mërkurën luhen ndeshjet e fazës 1/8

Të martën dhe të mërkurën do të luhen ndeshjet e fazës 1/8 të Kupës së Shqipërisë. Kjo fazë ka rezervuar përballje interesante, duke nisur që të martën në orën 13:00…

Jemi të trishtuar dhe të zhgënjyer” – reagon Ancelotti pas humbjes ndaj Barcelonës

Barcelona e ka fituar Superkupën e Spanjës ndaj Real Madridit me rezultat 5-2, duke e dominuar takimin nga fillimi deri në fund. Raphinha shënoi dy herë, ndërsa nga një gol…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *