Ulje temperaturash, shi dhe dëborë, parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me alternime vranësirash të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit si dhe borë në relievet malore në veri mbi 500 metër dhe lindje-juglindje mbi 700-800 metër, me intensitet të ulët deri mesatar.

Pas orëve të pasdites parashikohet ndërprerje e reshjeve në të gjithë territorin, dhe intervale të herëpasherëshme me kthjellime.

Ditën e diel moti parashikohet i qëndrueshëm me kthjellime të herëpasherëshme si dhe alternime vranësirash, të cilat do të shfaqen më të theksuara në relievet malore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 10-16m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.

Prezencë e mjegullës lokale/mjegullinës kryesisht në zonat luginore, si dhe ngrica përgjatë akseve rrugore gjatë orëve të para të mëngjesit dhe natës.

  • Related Posts

    Video/Çahet diga e HEC Sasaj në Bunec, dëmtohen 10 biznese e 2 familje! Procedohet administratori i HEC-it 

    Baseni i hidrocentralit të Sasajt në Bunec është çarë duke bërë që 15 mijë metër kub ujë të vërshojnë në fshatin Bunec të Lukovës. Banorët e fshatit bregdetar të Bunecit…

    Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan!

    Kompania e Jared Kushner dhëndrit të presidentit të zgjedhur të SHBA Donald Trump, merr statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një resorti luksoz në ishullin e Sazanit. Vendimi u…

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *