Tym dhe flakë në Mitropolinë Orthodokse në Gjirokastër, digjet vendi i lutjeve, shkak qirinjtë e ndezur

Një vatër zjarri ka rrezikuar godinën e Mitropolisë Orthodokse në Gjirokastër. Rreth orës 11:05 të së dielës Shërbimi Zjarrfikës është njoftuar për një zjarr në godinën e Mitropolisë, në lagjen “11 Janari”.Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur grupi zjarrfikës me disa efektivë dhe automjetin mbështetës.

Zjarri ishte shkaktuar nga lënia ndezur e qirinjëve tek vendi i posaçëm i lutjeve fetare.

Nga ndërhyrja e shpejtë dhe efikase u bë izolimi i zjarrit duke mos lejuar depërtimi e tij në pjesët e tjera, të cilat ishin me konstruksion dru dërrase dhe përfshirja në flakë mund të shkaktonte një zjarr masiv.

Related Posts

Aksident në Maliq, automjeti del nga rruga në kryqëzimin e fshatit Libonik

Një aksident ka ndodhur në Maliq në afërsi të fshatit Libonik, kur drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një kanal pranë aksit nacional Korçë-Maliq. Në…

Megaoperacioni në Pogradec/ Shoqërohen 14 persona, sekuestrohen 100 mijë euro cash

Detaje të reja nga operacioni që po zhvillohet në Pogradec. Mësohet se si pasojë e operacionit të zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, Renea, FNSH, Shqiponjat, dhe Forca e…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *