Ti nuk e di sa herë kam qenë dyerve të spitalit/ Rozana shpërthen ndaj Gertës

“Jam nënë e dy fëmijëve dhe kam atë që nuk e ke ti”, ishte kjo fjalia e Gertës që lëndoi Rozanën, e cila më pas ka vijuar në debate të ashpra mes dy konkurrenteve. Ky debat ka vijuar edhe në spektaklin e sotëm.

“Në asnjë moment nuk i kam thënë rrugaçe, nuk e kam fyer asnjëherë, nuk i kam thënë fjalor rruge. Gertën e njoh prej vitesh sepse është motra e mikeshës sime shumë të mirë. I uroj që fëmijët e saj të bëhen 100 vjeç, sikurse dhe Gerta. Unë e di që jam në një lojë dhe mundohem të mos fyej asnjë, nuk e solla Gertën si nënë në shtëpi, por ishte një moment i Gertës kur i tha Gjestit ‘që do ta tërheq të marrë një bluzë, sepse e di si është të jesh nënë çunash’…”, tha Rozana.

“Nuk të lë të manipulosh, po pranove që ishte zgjedhja jote që mos të kesh fëmijë”,- tha Gerta.

Kjo ka marrë babain tim që nuk është në jetë dhe ma solli këtu, erdhi dhe më zgjoi me një ulërimë… E di që e ka personale me mua”,- tha Rozana.

Pjesë të tjera nga debati:

Rozana: Ka shumë vajza si puna ime, ti nuk e di sa herë kam qenë para dyerve të spitalit për të pasur atë fëmijë.

Gerta: Kartën e fëmijës e hape ti! Nuk dua të dëgjoj historinë e Rozanës, të shkojë te dhoma e rrëfimit. Nuk dua ta di, nuk duhet të manipulojë me këtë gjë.

Rozana: Do apo nuk do Gerta, unë si nga barku im, si ta marr diku, do bëhem nënë dhe pikë…

  • Related Posts

    Po kurohet në spitalin psikiatrik në New York, Parashqevi Simaku pranon të mjekohet

    Dy ditë më parë biznesmeni i njohur, Elton Ilirjani, zbuloi se prej dy javësh, këngëtarja Parashqevi Simaku ndodhej në një spital psikiatrik në Nju Jork. Ilirjani rrëfeu se pas takimit…

    Shtëpia e famshme e filmit “Home Alone” është shitur për kaq miliona dollarë

    Shtëpia në “Winnetka, Illinois, ishte listuar për herë të parë për 5.25 milionë dollarë në maj të vitit 2024, por duket se pronarët e rinj vërtet donin një pjesë të…

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *