Superkupa e Spanjës shkon në Katalunjë, Barcelona i jep “shuplakë” Realit në Arabi dhe fiton trofeun e parë të sezonit 

Barcelona është kampione e Superkupës së Spanjës pas triumfit të thellë në finale përballë Realit të Madridit me rezultatin 2-5.

Finalja e luajtur në Xhedah nisi mjaft mirë për të besuarit e Ancelottit, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 5’ me anë të Kylian Mbappe.

Gjithsesi goli i francezit ishte vetëm një “mirazh”, pasi deri në fund të pjesës së parë, katalanasit e Flick tundën rrjetën katër herë me anë të Yamal, Lewandowski, Raphinha dhe Balde.

Pjesa e dytë vijoi me të njëjtin ritëm për blaugranat, të cilët gjetën dhe golin e pestë me anë të Raphinhas.

Në minutën e 56’, Szczesny u largua me karton të kuq dhe 4 minuta më vonë Rodrygo shënoi golin e dytë për madrilenët, i cili shërbeu vetëm për statistikë.

Kështu Barcelona fiton për herë të 15-të Superkupën e Spanjës, teksa është trofeu i parë i Hansi Flick nën udhëheqjen e ekipit katalanas.

REZULTATI:

REAL MADRID 2-5 BARCELONA

Mbappe 5’, Rodrygo 60’ / Yamal 22’, Lewandowski (P) 36’, Raphinha 39’, 48’, Balde 45+10’

  • Related Posts

    Kupa e Shqipërisë/ Të martën dhe të mërkurën luhen ndeshjet e fazës 1/8

    Të martën dhe të mërkurën do të luhen ndeshjet e fazës 1/8 të Kupës së Shqipërisë. Kjo fazë ka rezervuar përballje interesante, duke nisur që të martën në orën 13:00…

    Jemi të trishtuar dhe të zhgënjyer” – reagon Ancelotti pas humbjes ndaj Barcelonës

    Barcelona e ka fituar Superkupën e Spanjës ndaj Real Madridit me rezultat 5-2, duke e dominuar takimin nga fillimi deri në fund. Raphinha shënoi dy herë, ndërsa nga një gol…

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *