Spanjë, kapen 1 ton kokainë në Portin e Vigos. Arrestohen 9 shqiptarë e belgë

Më shumë se 1000 kilogramë kokainë, edhe pse sasia është në pritje të peshimit, janë sekuestruar në Portin e Vigos, në një nga konteinerët e anijes “Cape Ciprius”.

Ministri i Brendshëm Spanjoll, Fernando Grande-Marlaska , ka vlerësuar punën e policisë në një deklaratë. Konfirmohet se janë 9 të arrestuar, me kombësi belge dhe shqiptare.

Kokaina ishte transportuar në kontejnerë të shkarkuar nga anija “Cape Citius”, me flamur nga Qipro, e cila u ankorua në Vigo këtë javë dhe u nis tashmë për në Spanjën jugore. Pas kapjes së drogës, trafikantët u arritën të arrestohen pranë një qendre tregëtare në Vigo. Këtë të enjte nga Tui, ministri i Brendshëm, Fernando Grande-Marlaska, e cilësoi operacionin e drogës si “të rëndësishëm”, por nuk dha më shumë informacion, sepse ai është ende “sekret”. Ai vlerësoi “profesionalizmin dhe kapacitetin” e forcave të sigurisë në trajtimin e problemit të këtyre “bandave kriminale” të përkushtuara ndaj trafikut të drogës.

Në operacion morën pjesë anëtarë të Greco Galicia dhe Udyco të Policisë Kombëtare të Vigos, Pontevedra, Málaga etj.

Të arrestuarit pritet të dalin nesër para gjykatës.

  • Related Posts

    Trump e nis me shkarkime ditën e parë si President, pushon nga puna mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është në procesin e shkarkimit të mijëra punonjësve të Shtëpisë së Bardhë, të cilët nuk janë në përputhje me vizionin e tij: “Ta bëjmë Amerikën…

    Netanyahu i vendos ultimatum Hamasit: Dorëzoni listën e pengjeve ose armëpushimi merr fund!

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kërcënuar se do të prishë një armëpushim të afërt me Hamasin nëse grupi militant palestinez nuk jep një listë të pengjeve izraelite që do të…

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *