Shqiptarët nuk do i përdorin makinat çdo ditë! Qeveria hedh draftin për konsultim. Skema që do ndiqet: Automjetet do dalin në rrugë sipas targave

Ndotja e ajrit është një problem tashmë global, ku shtetet po përpiqen të marrin masa të ndryshme në ndihmë të mjedisit dhe të rritjes së cilësisë së ajrit që thithim çdo ditë.

Në këtë linjë është edhe Plani i ri Kombëtar për Energjinë dhe Klimën i cili është momentalisht për konsultim. Në të parashikohet që përdorimi i automjeteve të kryhet në ditë të caktuara të javës, masë kjo që synon të reduktojë emetimin e gazeve. Një ndër sugjerimet për zgjidhjen e situatës, është që automjetet të lejohen të dalin në rrugë në ditë të caktuara, sipas targave të makinave.

Në draft parashikohet gjithashtu që në 2026, duhet të ndërhyhet në infrastrukturë, në mënyrë që të përmirësohet cilësia e rrugëve e për pasojë të përdoret më pak karburant.

Related Posts

Video/Çahet diga e HEC Sasaj në Bunec, dëmtohen 10 biznese e 2 familje! Procedohet administratori i HEC-it 

Baseni i hidrocentralit të Sasajt në Bunec është çarë duke bërë që 15 mijë metër kub ujë të vërshojnë në fshatin Bunec të Lukovës. Banorët e fshatit bregdetar të Bunecit…

Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan!

Kompania e Jared Kushner dhëndrit të presidentit të zgjedhur të SHBA Donald Trump, merr statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një resorti luksoz në ishullin e Sazanit. Vendimi u…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *