Pogradec/ Zjarri shkrumbon ndërtesën dykatëshe, evakuohen të gjithë banorët! Digjen dy shtëpi

Një zjarr i fuqishëm ka rënë në një godinë dykatëshe në qytetin e Pogradecit, duke e shkrumbuar pothuajse plotësisht.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:25, në lagjen nr. 4, dhe dyshohet se aksidentalisht ka rënë vatra e zjarrit në banesën e shtetasit të moshuar A. B., 80 vjeç. Si pasojë e zjarrit, janë përfshirë dhe banesat ngjitur me banesën që ra fillimisht zjarri. Shërbimet Policisë dhe zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë për evakuimin e banorëve dhe për shuarjen e zjarrit, njoftoi policia vendore.

Godina është një ndërtesë banimi, ku jetojnë aktualisht disa familje. Dy prej shtëpive janë djegur plotësisht ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve evitoi përhapjen tek banesa e tretë ngjitur me të parat.

Tre mjete zjarrfikëse dhe një përforcuese uji janë në vendngjarje. Nga flakët ka vetëm dëme të konsideruueshme materiale, ndërsa banorët janë evakuuar të gjithë.

Shkaku i zjarrit ende nuk dihet, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet.

Related Posts

Aksident në Maliq, automjeti del nga rruga në kryqëzimin e fshatit Libonik

Një aksident ka ndodhur në Maliq në afërsi të fshatit Libonik, kur drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një kanal pranë aksit nacional Korçë-Maliq. Në…

Megaoperacioni në Pogradec/ Shoqërohen 14 persona, sekuestrohen 100 mijë euro cash

Detaje të reja nga operacioni që po zhvillohet në Pogradec. Mësohet se si pasojë e operacionit të zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, Renea, FNSH, Shqiponjat, dhe Forca e…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *