Parashqevi Simaku prej 2 javësh e shtruar në spitalin psikiatrik të New Yorkut

Këngëtarja Parashqevi Simaku prej dy javësh ndodhet e shtruar në spitalin psikiatrik të Nju Jorkut. Gjëndja e saj psikologjike është rënduar pas takimit me djalin e saj Luk, ku mësohet se ka pësuar krizë psikologjike.

Ajo nuk pranon të marrë mjekim dhe do të jetë gjykata që do të vendosë nëse do të dalë nga spitali pa u mjekuar. Parashqevi Simaku rezulton se është shtruar në spital një ditë pas takimit me djalin e saj.

Këngëtarja shqiptare e njohur e viteve 1990 ishte larguar nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 1992. Ajo kishte humbur kontaktet me familjen dhe lidhjet me Shqipërinë prej më shumë se 20 vitesh.

Disfatat në jetën e saj: Nga vështirësitë e nisjes së një jete të re në një vend të huaj, divorci me bashkëshortin amerikan e shkëputja nga i biri, bëri që ajo të largohej pa gjurmë edhe nga familja.

Parashqevi Simaku u identifikua në një video të publikuar në televizionin amerikan teksa merrte ndihma sociale në stacionin e trenit të Nju Jorkut, ku kishte jetuar 8 vite si e pastrehë.

Related Posts

Gripi,19 mijë infektime në javë/ ISHP konfirmon, jemi në pragun e një epidemie

Instituti i Shëndetit Publik konfirmon pragun e epidemisë e gripi dhe situatën e renduar epidemiologjike në vend. Tanimë numri i të infektuarve në javë arrin 19 mijë persona. Simaku thekson…

5 mijë vende pune në Platformën Kombëtare të Punësimit

Kryeministri Edi Rama me anë të një video të publikuar në rrjetin social Facebook ka ndarë lajmin për hapjen e 5 mijë vendeve të punës në Platformën Kombëtare të Punësimit.…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *