Një Covid-19 i dytë? Virusi që po vë në vështirësi sistemin shëndetësor në Kinë, prek fëmijët dhe të moshuarit, mbushen spitalet

Pas pasojave katastrofike të Covid-19, e cila më pas u përhap në thuajse të gjithë botën, Kina po përballet aktualisht me një shpërthim misterioz viral që po “përmbyt” spitalet me rastet e shtrimeve.

Videot në mediat sociale duket se tregojnë njësitë spitalore të mbingarkuara, me pacientë me maska për fytyrën dhe prindërit që mbajnë fëmijë të sëmurë në radhë të gjata në njësitë pediatrike

Shumë po bëjnë krahasimin e kësaj situate me ditët e errëta të pandemisë Covid-19 pesë vjet më parë që nga fillimi i saj në qytetin e Wuhan.

Sipas raporteve të lajmeve lokale, një virus pak i njohur i quajtur metapneumovirus human (HMPV) është “fajtori” për situatën e krijuar.

Normalisht ky virus shkakton një sëmundje të lehtë të ngjashme me të ftohtin, duke përfshirë ethe, kollë, dhe sekrecione. Në raste të rënda, HMPV mund të çojë në bronkit ose pneumoni, veçanërisht te fëmijët.

Virusi përhapet përmes pikave të frymëmarrjes dhe kontaktit të ngushtë fizik, duke e bërë atë shumë ngjitës në mjedise të mbushura me njerëz.

Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve sugjerojnë se gripi i rregullt po kryeson shpërthimin e fundit, me 30 për qind të testeve që rezultojnë pozitive dhe një në shtatë persona të shtruar në spital me një sëmundje të rëndë të frymëmarrjes.

Related Posts

Trump e nis me shkarkime ditën e parë si President, pushon nga puna mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është në procesin e shkarkimit të mijëra punonjësve të Shtëpisë së Bardhë, të cilët nuk janë në përputhje me vizionin e tij: “Ta bëjmë Amerikën…

Netanyahu i vendos ultimatum Hamasit: Dorëzoni listën e pengjeve ose armëpushimi merr fund!

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kërcënuar se do të prishë një armëpushim të afërt me Hamasin nëse grupi militant palestinez nuk jep një listë të pengjeve izraelite që do të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *