Nesër pritet përkeqësimi i motit, pezullohen lundrimet e trageteve në linjën Durrës-Bari 

Lundrimet e trageteve në linjat Durrës-Bari dhe Bari-Durrës do të pezullohen të dielën, më 12 janar, për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike të parashikuara për nesër. 

Kapiteneria njofton se janë pezulluar lundrimet e dy trageteve nga Durrësi dhe dy trageteve nga Bari. Ndërkohë, lundrimet në linjën Ankona-Durrës dhe anasjelltas do të vazhdojnë normalisht. 

“Nisjet dhe mbërritjet për linjat Durrës-Bari dhe Bari-Durrës, datë 12.01.2024, janë anuluar për shkak të erës së fortë me drejtim Veri-Lindje dhe forcë 8 në Adriatikun Jugor. Lundrimet për linjën Ankona-Durrës për të njëjtën datë do të funksionojnë si zakonisht,”-njofton Kapiteneria. 

  • Related Posts

    Video/Çahet diga e HEC Sasaj në Bunec, dëmtohen 10 biznese e 2 familje! Procedohet administratori i HEC-it 

    Baseni i hidrocentralit të Sasajt në Bunec është çarë duke bërë që 15 mijë metër kub ujë të vërshojnë në fshatin Bunec të Lukovës. Banorët e fshatit bregdetar të Bunecit…

    Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan!

    Kompania e Jared Kushner dhëndrit të presidentit të zgjedhur të SHBA Donald Trump, merr statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një resorti luksoz në ishullin e Sazanit. Vendimi u…

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *