Gripi,19 mijë infektime në javë/ ISHP konfirmon, jemi në pragun e një epidemie

Instituti i Shëndetit Publik konfirmon pragun e epidemisë e gripi dhe situatën e renduar epidemiologjike në vend. Tanimë numri i të infektuarve në javë arrin 19 mijë persona.

Simaku thekson se virusi i gripi A dhe B bashkë me nëntipet janë në sezonin e tyre por paralelisht në vend janë duke qarkulluar virusi respirator sinsicail dhe viroza të tjera.

Virusi i gripit nuk duhet marrë lehtë pasi ai mund të shkaktojë edhe vdekje sidomos tek persona me sëmundje kronike.

Aktualisht nuk janë vënë re shumë shtrime në spitale për shkak të komplikacioneve.

Mjekët shpjegojnë se sëmundja e gripit kërkon që organizmi të pushojë dhe të trajtohet me  konsumin e lëngjeve përveç aperitivëve.

Ndaj prindërit të mos dërgojnë fëmijët ne çerdhe kopshte e shkolla dhe çdo i infektuar të qëndrojë minimalisht tre ditë pushim.

  • Related Posts

    5 mijë vende pune në Platformën Kombëtare të Punësimit

    Kryeministri Edi Rama me anë të një video të publikuar në rrjetin social Facebook ka ndarë lajmin për hapjen e 5 mijë vendeve të punës në Platformën Kombëtare të Punësimit.…

    Familja nga Gaza strehohet në Shqipëri, fëmija 1 vjeç trajtohet në spital

    Një familje e shpërngulur në orët e fundit nga Gaza është strehuar në Shqipëri, ndërkohë që në spital po trajtohet një fëmijë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë,…

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *