
Rreth një muaj nga rrëzimi i regjimit të Bashar al-Assadit në Siri, ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser (SPD) prezantoi një plan për trajtimin e refugjatëve nga Siria, i cili përfshin edhe heqjen e të drejtës për mbrojtje dhe largimin e disa prej tyre nga Gjermania.
“Siç parashikohet me ligj, Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët do të kryejë kontrolle dhe do të anulojë mbrojtjen për ata që nuk kanë më nevojë, pasi situata në Siri është stabilizuar”, u tha Faeser gazetarëve të grupit mediatik Funke.