Facebook dhe Instagram do të heqin censurën. Njerëzit do shkruajnë çfarë të duan në emër të lirisë

Facebook dhe Instagram do të heqin censurën. Kushdo do shkruajë çfarë të dojë dhe do jenë vetë përdoruesit e këtyre platformave, ti, unë, që do lënë shënime për të kundërshtuar diçka apo për ta përgënjeshtruar diçka. Ama të gjithë do të kenë mundësinë të shprehin atë që mendojnë, qoftë kjo është cënuese e lirisë së tjetrit.

Aktualisht, Facebook dhe Instagram kanë mundësinë e raportimit. Pra nëse një mesazh është abuziv, fyes, nënçmues, me gjuhë urrejtje, fake news, mund ta raportosh dhe fshihet automatikisht.

Me ndryshimet e reja që shefi i META, Zuckerberg ka paralajmëruar, do të kemi vetëm mundësinë e replikës në komente apo përmbajtje të ndryshme.

Po a nuk do të nxiste kjo më shumë debat online dhe do të hapte rrugën edhe më tej konflikteve ballë për ballë?

Zuckerberg thotë se për këtë risi ka mbështetjen e Trump, pasi BE dhe presidenca e Biden nuk e kanë lejuar.

Ku mendoni se do të shkojë bota që po jetojmë nëse ligji “Liria jote mbaron ku fillon e imja” merr fund?

Ka ardhur koha të kthehemi në rrënjët tona të shprehjes së lirë të mendimit.

Problemi me sistemet komplekse është se bëjnë gabime. Edhe pse aksidentalisht fshijnë vetëm 1% të postimeve, kjo nënkupton censurë për miliona njerëz. Kështu do rikthejmë lirinë e të shprehurit në platformën tonë. Do t`i zëvendësojmë fack checkers me komentet e komunitetit, në mënyrë të ngjashme me X, duke filluar nga Shtetet e Bashkuara. Do të kërkojmë ndihmën e Presidentit Trump. Europa ka më shumë ligje që e kufizojnë shprehjen e lirë dhe ma bën të vështirë të krijoj diçka inovative. E vetmja mënyrë që të ecim përpara në këtë ide, është me mbështetjen e qeverisë amerikane. Katër vitet e fundit e kemi pasur të vështirë ta realizojmë, por tani që po na jepet kjo liri, do ta shfrytëzojmë”, tha Zuckerberg.

  • Related Posts

    Trump e nis me shkarkime ditën e parë si President, pushon nga puna mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është në procesin e shkarkimit të mijëra punonjësve të Shtëpisë së Bardhë, të cilët nuk janë në përputhje me vizionin e tij: “Ta bëjmë Amerikën…

    Netanyahu i vendos ultimatum Hamasit: Dorëzoni listën e pengjeve ose armëpushimi merr fund!

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kërcënuar se do të prishë një armëpushim të afërt me Hamasin nëse grupi militant palestinez nuk jep një listë të pengjeve izraelite që do të…

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *