Dua Lipa përjeton tmerrin, i shpëton zjarrit masiv në Los Angeles: Ishte e frikshme!

Dua Lipa është një nga personazhet e famshëm që është larguar nga Los Angeles për shkak të zjarreve masive që kanë përfshirë zonat e Pacific Palisades dhe Hollywood Hills. 

Në një postim të fundit në Instagram, Dua ka ndarë shqetësimin e saj për situatën e rëndë, duke e cilësuar këtë periudhë si “ditë të frikshme”. 

Disa ditë absolutisht shkatërruese dhe të frikshme në LA. Duke menduar për të gjithë miqtë e mi dhe njerëzit e qytetit që duhej të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Do të ndaj disa kontakte që gjej për këdo që dëshiron të ndihmojë dhe të dhurojë për godinat që aktualisht strehojnë shumë njerëz të zhvendosur. Unë jam e sigurt dhe ia dola të largohem nga qyteti. Duke i dërguar dashurinë time të gjithëve që po kalojnë këtë kohë tepër të vështirë, qëndroni të sigurt dhe kujdesuni për njëri-tjetrin”, shkruan Lipa. 

Aktualisht, bilanci i viktimave ka arritur në 11 persona, ndërsa rreth 10,000 ndërtesa janë shkatërruar nga flakët. Po ashtu, të prekur nga zjarret janë edhe disa emra të njohur të showbiz-it, si Paris Hilton, Denise Crosby dhe Milo Ventimiglia, të cilët kanë humbur shtëpitë e tyre.

Related Posts

Trump e nis me shkarkime ditën e parë si President, pushon nga puna mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është në procesin e shkarkimit të mijëra punonjësve të Shtëpisë së Bardhë, të cilët nuk janë në përputhje me vizionin e tij: “Ta bëjmë Amerikën…

Netanyahu i vendos ultimatum Hamasit: Dorëzoni listën e pengjeve ose armëpushimi merr fund!

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kërcënuar se do të prishë një armëpushim të afërt me Hamasin nëse grupi militant palestinez nuk jep një listë të pengjeve izraelite që do të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *