
Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Vlorë-Fier, ku një person është ekzekutuar me kallashnikov brenda makinës së tij.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një karburanti në zonën e Novoselës. Burimet bëjnë me dije se personi i vrarë është identifikuar si K.Marku

Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin K. M., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Më pas policia ka gjetur një automjet duke u djegur, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autorët e vrasjes së 30 vjeçarit.
30 vjeçari ishte person me precedentë penalë për “vrasje me dashje në bashkëpunim mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak.