Albin Kurti flet për New York Times: Për identitetin shqiptar, feja s’ka qenë asnjëherë parësore

Gazeta prestigjioze amerikane “The New York Times” ka shkruar sot për konvertimet fetare që po ndodhin në Kosovë, nga myslimanë në katolikë.

Gazeta amerikane ka ofruar perspektiva të ndryshme për këtë temë që ka nxitur reagime e debat në Kosovë, duke folur me prijës fetarë, historianët e qytetarë në Kosovë.Për këtë çështje gazeta amerikane ka realizuar intervistë në Prishtinë dhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Kurti për NYT ka thënë se për identitetin shqiptar, feja asnjëherë s’ka qenë e rëndësisë së parë. Kurti ka shtuar se për shqiptarët, fetë kanë ardhur e shkuar, por populli shqiptar ka mbetur këtu.

“Për ne, fetë erdhën dhe shkuan, por ne jemi ende këtu. “Për shqiptarët, përsa i përket identitetit, feja nuk ka qenë kurrë e rëndësisë së parë.”, ka thënë Kurti.

Related Posts

28 parti në garë, nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet parlamentare në Kosovë

Ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë. Të certifikuara për pjesëmarrje në këto zgjedhje janë 28 parti politike dhe 1280 kandidatë për deputetë. Për…

Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë

Në një përmbledhje të politikës së jashtme të amerikane gjatë katër viteve të fundit nën udhëheqjen e Presidentit Joe Biden, zëvendës-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jon Finer…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *