Turistja austriake humb në Karaburun, autoritetet “ngrihen në këmbë” për gjetjen e saj

Një shtetase austriake, rreth 45 vjeç  ka humbur kontaktin me autoritetet dhe grupin e saj që nga pasditja e së premtes ndërsa ndodhej në një guidë në gadishullin e Karaburunit. E njohur për terrenin e saj të ashpër dhe natyrën e egër, zona është kthyer shpeshherë në sfidë për vizitorët e papërgatitur duke përfshirë edhe raste të tilla si ky.

Pas raportimit të rastit, forcat e zonave të mbrojtura dhe policia kufitare janë mobilizuar menjëherë për kërkime intensive. Burime nga autoritetet bëjnë me dije se pozicioni i saj është lokalizuar në afërsi të Gjirit të Gramës, një nga destinacionet më të izoluara, por edhe më të bukura të Karaburunit.

Karaburuni, i cili mbrohet si pjesë e parkut kombëtar, mbetet një thesar natyror, por gjithashtu një zonë ku turistët shpesh përballen me vështirësi, veçanërisht kur dalin jashtë shtigjeve të njohura.

  • Related Posts

    Video/Çahet diga e HEC Sasaj në Bunec, dëmtohen 10 biznese e 2 familje! Procedohet administratori i HEC-it 

    Baseni i hidrocentralit të Sasajt në Bunec është çarë duke bërë që 15 mijë metër kub ujë të vërshojnë në fshatin Bunec të Lukovës. Banorët e fshatit bregdetar të Bunecit…

    Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan!

    Kompania e Jared Kushner dhëndrit të presidentit të zgjedhur të SHBA Donald Trump, merr statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një resorti luksoz në ishullin e Sazanit. Vendimi u…

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *