
Dy ditë më parë biznesmeni i njohur, Elton Ilirjani, zbuloi se prej dy javësh, këngëtarja Parashqevi Simaku ndodhej në një spital psikiatrik në Nju Jork.
Ilirjani rrëfeu se pas takimit me djalin e saj, Luke, ajo pësoi një krizë dhe u shtrua në spital.
Sipas tij, këngëtarja e mirënjohur pranoi të marrë mjekimin në spitalin psikiatrik në Nju Jork.
Ndërkohë tani, biznesmeni ka informuar përmes postimeve në “Instagram” se mjekët i kishin aplikuar injektimin e parë.
