Aksident në Maliq, automjeti del nga rruga në kryqëzimin e fshatit Libonik

Një aksident ka ndodhur në Maliq në afërsi të fshatit Libonik, kur drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një kanal pranë aksit nacional Korçë-Maliq.

Në momentin e aksidentit, në mjetin tip Volkswagen ishin dhe dy pasagjerë, të cilët janë lënduar si pasojë e përplasjes.

Policia, zjarrfikësja dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të ofruar ndihmën e nevojshme dhe për të hetuar shkaqet e aksidentit.

Nga informacionet paraprake të lënduarit nuk shfaqin probleme për jetën por kanë dëmtime të lehta për shkak të përplasjes.

  • Related Posts

    Megaoperacioni në Pogradec/ Shoqërohen 14 persona, sekuestrohen 100 mijë euro cash

    Detaje të reja nga operacioni që po zhvillohet në Pogradec. Mësohet se si pasojë e operacionit të zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, Renea, FNSH, Shqiponjat, dhe Forca e…

    Sekuestrohen 670 tonë naftë kontrabandë në Porto-Romano, erdhi me anije nga Tunizia e fshehur mes çimentos!

    Një ngarkesë prej 670 mijë litra naftë kontrabandë është sekuestruar në portin e Durrësit. Policia bën me dije se nafta dyshohet se ka ardhur me anije nga Tunizia, ndërsa janë…

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *