
Kryeministri Edi Rama me anë të një video të publikuar në rrjetin social Facebook ka ndarë lajmin për hapjen e 5 mijë vendeve të punës në Platformën Kombëtare të Punësimit.
Me anë të videos ilustruese, orientohen qytetarët për aplikim në platformën online www.puna.gov.al, ku do të gjejnë punën apo profesionin që kërkojnë; mund të marrin një profesion të ri apo zgjerojnë aftësitë e tyre; të regjistrohen për kurs formimi profesional.
Rama thekson se qytetarët mund të aplikojnë online brenda dhe jashtë Shqipërisë.
https://www.facebook.com/watch/?v=1631799081552807&ref=sharing