Video/Çahet diga e HEC Sasaj në Bunec, dëmtohen 10 biznese e 2 familje! Procedohet administratori i HEC-it 

Baseni i hidrocentralit të Sasajt në Bunec është çarë duke bërë që 15 mijë metër kub ujë të vërshojnë në fshatin Bunec të Lukovës. Banorët e fshatit bregdetar të Bunecit në Lukovë përreth dy orë mbeten në izolim derisa ndërhynë emergjencat për të hapur rrugën.

Uji dhe balta ka shkaktuar bllokim për gati 2 orë të rrugës nacionale Bunec – Piqeras e cila ka qenë e kalueshme vetëm nga automjetet e rëndë. Uji dhe balta vërshoi në 12 biznese, kryesisht bare e restorante, duke shkaktuar dëme materiale. Po kështu u dëmtua baza ushqimore e bagëtive në dy familje.

Ende të paqarta shkaqet e çarjes së murit rrethues të ujëmbledhësit që çon ujin në digë. Ndërkohë furnizimi i kanalit nga burimi i lumit Kalasë është ndërprerë.

Punimet për HEC-in Sasaj kishin nisur 4 vite më parë, ndërsa vitin e kaluar banorët protestuan kundër ndëtimit të këtij HEC pasi u kishte dëmtuar rrugën.

Policia njofton se ka nisur procedim penal për administratorin e hidrocentralit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, për shtetasin V.N, 68 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dje, rreth orës 12:30, në hidrocentralin ku ai është administrator, është çarë diga, dhe si pasojë është bllokuar rruga nacionale “Himarë-Sarandë” dhe janë përmbytur disa banesa në vendin e quajtur “Bunec”. Materialet procedurale i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme.

  • Related Posts

    Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan!

    Kompania e Jared Kushner dhëndrit të presidentit të zgjedhur të SHBA Donald Trump, merr statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një resorti luksoz në ishullin e Sazanit. Vendimi u…

    Zgjedhjet e 11 Majit, KQZ publikon shifrat: Janë regjistruar 10 mijë shqiptarë nga diaspora për 72 orë

    Kur kanë kaluar gati 72 orë nga hapja e regjistrimeve për diasporën që të votojnë në zgjedhjet e 11 Majit, KQZ ka publikuar shifrat zyrtare të emigrantëve të cilët janë…

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *