
Detaje të reja nga operacioni që po zhvillohet në Pogradec. Mësohet se si pasojë e operacionit të zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, Renea, FNSH, Shqiponjat, dhe Forca e Posaçme Operacionale, deri tani janë shoqëruar 14 persona.
Burime bëjnë të ditur se janë sekuestruar armë zjarri, armë gjahu e armë të ftohta, mbi 100 mijë euro e lëndë narkotike. Forcat RENEA kanë rrethuar edhe banesën të kërkuarit Erjon Llapushi, person në kërkim për vrasje të ndodhur në vitin 2021, dhe po ushtron kontroll të imtësishëm në brendësi të banesës së tij.