Kupa e Shqipërisë/ Të martën dhe të mërkurën luhen ndeshjet e fazës 1/8

Të martën dhe të mërkurën do të luhen ndeshjet e fazës 1/8 të Kupës së Shqipërisë. Kjo fazë ka rezervuar përballje interesante, duke nisur që të martën në orën 13:00 me sfidat Laçi – Kukësi dhe Tirana – Bylis.

Të mërkurën do të luhen gjashtë ndeshjet e tjera. Egnatia – Kastrioti është takimi i parë në orën 13:00, ndërsa në 13:30 do të startojë ndeshja Dinamo City – Erzeni.

Katër takimet e tjera do të luhen në orën 17:00. Një nga ndeshjet më interesante është përballja e dy ekipeve të “Abissnet Superiore”, Teuta – AF Elbasani. Në ndeshjet e tjera, Vllaznia do të ketë përballë Besën e Kavajës, Partizani do të luajë me Apoloninë, ndërsa Skënderbeu me Vorën.

Ndeshjet do të jenë vendimtare pasi janë me një takim dhe luhen për një biletë në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Kupa e Shqipërisë – Turi 1/8

E martë, më 14 janar 2025
Laçi-Kukësi                               13:00
Tirana-Bylis                              13:00

E mërkurë, më 15 janar 2025
Egnatia-Kastrioti                      13:00
Dinamo City – Erzeni              13:30
Teuta – AF Elbasani                17:00
Vllaznia-Besa                            17:00
Partizani-Apolonia                   17:00
Skënderbeu-Vora                      17:00

  • Related Posts

    Jemi të trishtuar dhe të zhgënjyer” – reagon Ancelotti pas humbjes ndaj Barcelonës

    Barcelona e ka fituar Superkupën e Spanjës ndaj Real Madridit me rezultat 5-2, duke e dominuar takimin nga fillimi deri në fund. Raphinha shënoi dy herë, ndërsa nga një gol…

    Kuqezinjtë e pafat! Pas Brojës,10 qepje në kokë për Gjimshitin, Ismajli del me marrje mendsh

    Nuk kanë fund dëmtimet e lojtarëve të kombëtares shqiptare, pas atij të Brojës që duket se po e ndjek fati i keq dhe që me sa duket do t’i duhet…

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *