Atentat me kallashnikov në autostradën Vlorë-Fier, 30-vjeçari vritet brenda makinës së tij

Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Vlorë-Fier, ku një person është ekzekutuar me kallashnikov brenda makinës së tij.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një karburanti në zonën e Novoselës. Burimet bëjnë me dije se personi i vrarë është identifikuar si K.Marku

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin K. M., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Më pas policia ka gjetur një automjet duke u djegur, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autorët e vrasjes së 30 vjeçarit.

30 vjeçari ishte person me precedentë penalë për “vrasje me dashje në bashkëpunim mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak.

  • Related Posts

    Aksident në Maliq, automjeti del nga rruga në kryqëzimin e fshatit Libonik

    Një aksident ka ndodhur në Maliq në afërsi të fshatit Libonik, kur drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një kanal pranë aksit nacional Korçë-Maliq. Në…

    Megaoperacioni në Pogradec/ Shoqërohen 14 persona, sekuestrohen 100 mijë euro cash

    Detaje të reja nga operacioni që po zhvillohet në Pogradec. Mësohet se si pasojë e operacionit të zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, Renea, FNSH, Shqiponjat, dhe Forca e…

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *