Veriu i vendit mbulohet nga bora, ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona

Ulja e temperaturave ka rikthyer reshjet e deborës në veri të vendit. Gjatë mbrëmjes së kaluar dhe mëngjesit të sotëm, reshje dëborë ka pasur në Theth, Lepushë, Vermosh, Dukagjin dhe në zonat e thella të Pukës dhe Fushë Arrëzit.

Deri më tani, nuk raportohen probleme në qarkullim, por ka shkëputje të energjisë në disa fshatra.

Edhe territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje bore me intensitet të ulët deri në mesatar në zonat e thella malore. Nga subjektet kontraktore po punohet për pastrimin e rrugëve nga bora dhe kriposjen e tyre. Probleme me energjinë elektrike ka në fshatrat Myhejan dhe Kërrnajë, Nj Adm Tropojë, Bashkia Tropojë.

  • Related Posts

    Video/Çahet diga e HEC Sasaj në Bunec, dëmtohen 10 biznese e 2 familje! Procedohet administratori i HEC-it 

    Baseni i hidrocentralit të Sasajt në Bunec është çarë duke bërë që 15 mijë metër kub ujë të vërshojnë në fshatin Bunec të Lukovës. Banorët e fshatit bregdetar të Bunecit…

    Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan!

    Kompania e Jared Kushner dhëndrit të presidentit të zgjedhur të SHBA Donald Trump, merr statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një resorti luksoz në ishullin e Sazanit. Vendimi u…

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *