Merrte porosi në WhatsApp, kapet në flagrancë shqiptari në Itali, po i shiste drogë një 50-vjeçari

Karabinierët po kontrollonin zonën e Colonnella, në Rimini kur vunë re një makinë të vogël duke bërë lëvizje të dyshimta pranë një pallati.

Autoritetet italiane kanë arrestuar në flagrancë një 30-vjeçar shqiptar për trafik kokaine.  Karabinierët po kontrollonin zonën e Colonnella, në Rimini kur vunë re një makinë të vogël duke bërë lëvizje të dyshimta pranë një pallati. Nga veprimet e dyshimta u bë e mundur edhe pikasja trafikut të lëndëve narkotike.

Shoferi i dorëzoi një pako një personi që kishte hipur në mjet dhe në këmbim mori një kartëmonedhë 50 euro. Të dy u ndaluan menjëherë. Blerësi, një 50-vjeçar nga Rimini, kishte me vete një mbështjellës kokaine të blerë së fundmi. 30-vjeçari shqiptar, banues në provincën e Veronës, por me banim të përkohshëm në San Marino, kishte fshehur tetë doza të së njëjtës substancë në pjesët e tij intime. 

Oficerët sekuestruan edhe 700 euro para të gatshme dhe një peshore precize. Nga hetimet rezultoi se i arrestuari dërgonte drogë në shtëpi me porosi të marra përmes WhatsApp. Nga kontrolli i banesës së tij në San Marino u zbulua material paketimi dhe 3000 euro të tjera cash. Shqiptari është vënë në dispozicion të organeve të drejtësisë dhe do të gjykohet menjëherë.

  • Related Posts

    Trump e nis me shkarkime ditën e parë si President, pushon nga puna mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është në procesin e shkarkimit të mijëra punonjësve të Shtëpisë së Bardhë, të cilët nuk janë në përputhje me vizionin e tij: “Ta bëjmë Amerikën…

    Netanyahu i vendos ultimatum Hamasit: Dorëzoni listën e pengjeve ose armëpushimi merr fund!

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kërcënuar se do të prishë një armëpushim të afërt me Hamasin nëse grupi militant palestinez nuk jep një listë të pengjeve izraelite që do të…

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *