Caktohet data e gjyqit për divorcin e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, ja si do të ndahet pasuria

Këngëtarja Jennifer Lopez dhe aktori Ben Affleck, të cilët u martuan në vitin 2022, kanë caktuar datën e divorcit vetëm pesë muaj pasi dhanë lajmin e ndarjes në përvjetorin dytë të martesës.

Sipas mediave te huaja, të dy kanë arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund martesës së tyre zyrtarisht më 20 shkurt të këtij viti.

Çifti ranë dakord që secili të ruante pronën që fitoi gjatë martesës, duke përfshirë një rezidencë prej 61 milionë dollarësh në Beverly Hills që ata blenë së bashku.

Edhe pse nuk kishin një marrëveshje paramartesore, pasuria e tyre totale është rreth 550 milionë dollarë, nga të cilat Jennifer Lopez ka fituar 400 milionë.

Ben Affleck do të mbajë aksionet e tij në kompaninë e prodhimit “Artists Equity”, të cilën e themeloi në vitin 2022 me mikun Matt Damon, e cila është përgjegjëse për filma si “Air”, “The Accountant 2” dhe “Unstoppable”.

Jennifer Lopez, megjithatë, thuhet se fiton rreth 40 milionë dollarë në vit, ndërsa paga e Affleck ndryshon, por në vitin 2020 ishte 55 milionë dollarë.

Edhe pse vendosën t’i japin fund martesës së tyre, Lopez dhe Affleck mbetën në marrëdhënie miqësore, për hir të fëmijëve të tyre. Ben ka tre fëmijë me ish-bashkëshorten Jennifer Garner, ndërsa Jennifer Lopez ka një djalë dhe një vajzë nga martesa me këngëtarin Marc Anthony.

Related Posts

Ti nuk e di sa herë kam qenë dyerve të spitalit/ Rozana shpërthen ndaj Gertës

“Jam nënë e dy fëmijëve dhe kam atë që nuk e ke ti”, ishte kjo fjalia e Gertës që lëndoi Rozanën, e cila më pas ka vijuar në debate të…

Po kurohet në spitalin psikiatrik në New York, Parashqevi Simaku pranon të mjekohet

Dy ditë më parë biznesmeni i njohur, Elton Ilirjani, zbuloi se prej dy javësh, këngëtarja Parashqevi Simaku ndodhej në një spital psikiatrik në Nju Jork. Ilirjani rrëfeu se pas takimit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *