‘Grenlanda nuk shitet’, kryeministrja daneze i përgjigjet Trump-it pas vizitës së djalit të tij në ishull

“Grenlanda i përket grenlandezëve”, deklaroi sot kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ndërsa Donald Trump Junior, djali i madh i presidentit të zgjedhur të SHBA-ve, mbërriti sot në ishullin që është pjesë e territorit të Danimarkës, pasi i ati shprehu sërish qëllimin për ta blerë.

“Ashtu siç tha edhe kryeministri i Grenlandës, Múte Egede, Grenlanda nuk është për shitje,” u shpreh Frederiksen gjatë një interviste për rrjetin televiziv TV2, duke theksuar gjithashtu se “SHBA-ja është aleati ynë më i ngushtë.”

Në dhjetor, Trump deklaroi se dëshiron që Shtetet e Bashkuara të kontrollojnë Grenlandën. Gjatë mandatit të tij të parë, ai kishte thënë se po mendonte të blinte Grenlandën dhe anuloi një vizitë shtetërore në Danimarkë pasi zyrtarët danezë deklaruan se ky rajon autonom, i cili është pjesë e mbretërisë së tyre, nuk është në shitje.

Në përgjigje të deklaratës së Trump-it, kryeministri i Grenlandës tha se vendi i tij nuk është dhe nuk do të jetë kurrë në shitje.

Së fundmi, presidenti republikan, në një konferencë për shtyp nga rezidenca e tij në Mar-a-Lago, nuk përjashtoi mundësinë e përdorimit të forcës ushtarake për përvetësimin e Groenlandës. 

  • Related Posts

    Trump e nis me shkarkime ditën e parë si President, pushon nga puna mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është në procesin e shkarkimit të mijëra punonjësve të Shtëpisë së Bardhë, të cilët nuk janë në përputhje me vizionin e tij: “Ta bëjmë Amerikën…

    Netanyahu i vendos ultimatum Hamasit: Dorëzoni listën e pengjeve ose armëpushimi merr fund!

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kërcënuar se do të prishë një armëpushim të afërt me Hamasin nëse grupi militant palestinez nuk jep një listë të pengjeve izraelite që do të…

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *