28 parti në garë, nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet parlamentare në Kosovë

Ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë.

Të certifikuara për pjesëmarrje në këto zgjedhje janë 28 parti politike dhe 1280 kandidatë për deputetë. Për herë të parë po ashtu në këto zgjedhje, votuesit mund të zgjedhin të votojnë për një parti dhe dhjetë kandidatë për deputetë, ndryshe nga zgjedhjet e kaluara kur votohej për pesë kandidatë.

Të drejtë vote kanë 2 milionë e 75 mijë e 868 votues brenda dhe jashtë Kosovës. 104 mijë e 924 votues janë jashtë Kosovës të cilët mund të votojnë përmes postës ose në mënyrë fizike në 17 ambasada dhe 15 konsullata në 19 shtete.

Procesi i votimit me postë ka nisur më 9 janar dhe do të zgjasë deri më 8 shkurt. Më 8 shkurt do të mund të votojnë të regjistruarit për votim fizik në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.

  • Related Posts

    Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë

    Në një përmbledhje të politikës së jashtme të amerikane gjatë katër viteve të fundit nën udhëheqjen e Presidentit Joe Biden, zëvendës-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jon Finer…

    Albin Kurti flet për New York Times: Për identitetin shqiptar, feja s’ka qenë asnjëherë parësore

    Gazeta prestigjioze amerikane “The New York Times” ka shkruar sot për konvertimet fetare që po ndodhin në Kosovë, nga myslimanë në katolikë. Gazeta amerikane ka ofruar perspektiva të ndryshme për…

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *